Ka ndodhur

Tifozit holandez i gjendet kokainë pas sherrit në Tiranë

Gazeta Si - Një tifoz holandez, i cili ndodhej ende në Tiranë, është arrestuar, pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike.

Policia ishte njoftuar se të enjten në orët e para të mëngjesit në rrugën “Abdi Toptani” kishte një konflikt mes disa personave.

Pasi shkuan në vendngjarje, forcat e policisë shoqëruan për një komisariat 27-vjeçarin holandez me iniciale K.B.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur disa orë pas ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Fejnordit.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një sasi kokaine. Pas veprimeve hetimore, ai u arrestua ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës. 

Para finales Roma-Fejnord, pati disa incidente mes tifozëve holandezë dhe atyre të Romës në disa rrugë të Tiranës.

Një konflikt u regjistrua edhe mes disa holandezëve dhe shqiptarëve te zona e "9-katëheve", ku një 45-vjeçar mbeti i plagosur pas goditjeve me ende të forta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë