Kombetarja

Tifozët votojnë Jasir Asanin, UEFA shpall golin e tij ndaj Polonisë si më të bukurin

Gazeta Si – Tifozët kanë zgjedhur golin e Jasir Asanit ndaj Polonisë si më të bukurin e ndeshjeve të fundit kualifikuese të Euro 2024. Votat e tyre kanë bërë që UEFA ta shpallë atë fitues për herë të dytë në këto eliminatore, pas golit ndaj Moldavisë.

Jasir Asani feston golin ndaj Polonise. Gazeta Si, 15 shtator 2023

UEFA publikoi sot me një postim në Tuiter renditjen e golave më të bukur, ku veç Asanit në garë ishin edhe Zhoao Feliks, Trosard dhe Samorodov.

Asani zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me Poloninë në ‘Air Albania’ me një të majtë të pakapshme për Sheznin, për më tepër nga një pozicion diagonal dhe nga një distancë e largët. Një ekzekutim mjeshtëror i numrit 9 të kuqezinjve, që e ka merituar plorësisht çmimin e ‘Golit të raundit’.

Kombëtarja në fakt na ka mësuar me gola spektakolarë në këto kualifikuese. Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami kanë shënuar gola shumë të bukur që gjithashtu kanë garuar për ‘Golin e raundit’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë