Kombetarja

Tifozët do mbushin ‘Air Albanian’, mbi 16 mijë bileta shiten për Moldavinë

Gazeta Si - Si kurrë më parë, për një ndeshje ndaj një rivali si Moldavia, ka një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve kuqezinj. Sipas informacioneve të deritanishme, janë shitur mbi 16 mijë bileta, që do të thotë se të shtunën në mbrëmje ‘Air Albania’ do të jetë i mbushur.

Ndaj Modalvisë është edhe debutimi i trajnerit Silvinjo para tifozëve të Shqipërisë. Me ardhjen e tij në krye të Kombëtares, është krijuar një atmosferë shumë pozitive dhe pritshmëritë janë të mëdha. Objektivi është kualifikimi për në Europianin e Gjermanisë.

Stadiumi "Air Albania", Gazeta "Si", 16 qershor 2023

Ndeshja e së shtunës është e dyta në grup për kuqezinjtë, të cilët e kanë nisur këtë fushatë kualifikuese me humbjen në Poloni. Me Moldavinë bën punë vetëm fitorja dhe me ndihmën e tifozëve kuqezinjtë pritet ta arrijnë atë.

Për stafin teknik ka disa mungesa, si Kumbulla, Broja, Gjasula dhe Balliu, por sërish në grup ka alternativa për të marrë fitoren e parë në këto eliminatore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë