Katar 2022

Tifozët marokenë djegin Brukselin, festa e fitores degjeneron në përleshje

Gazeta Si – Belgjika u mund nga Maroku në Botërorin e Katarit, ndërsa në Bruksel shpërthyen përleshjet. Një guerrilje e vërtetë urbane shpërtheu në kryeqytetin belg menjëherë pas fitores 2-0 të Ziesh me shokë.

Tifozët marokenë, për të festuar këtë sukses, vërshuan në rrugë dhe dogjën makina dhe skutera. Situata degjeneroi shumë shpejt dhe policia ndërhyri me mjetet e nevojshme.

Forcat e rendit në Bruksel përdorën kamionçinat dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën me qindra persona. Kryebashkiaku i Brukselit ndërkohë bëri apel që njerëzit të mos dilnin nga shtëpitë.

Tifozët marokenë hodhën gurë dhe sende të forta drejt policëve, duke nisur guerriljen në rrugët në qendër të qytetit. Prej kësaj situate u mbyllën edhe disa stacione në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë