Futboll

Tifozët futen në stadium/Pak minuta për të nisur finalja Roma-Feyenoord!

Që prej së martës tifozët e Feynoord dhe të Romës, kanë mbërritur në Tiranë.
Në prag të ndeshjes, tifozët janë në rradhë për t'u futur në stadium.
Në mënyrë që të shmangin përplasjet, fillimisht në stadium u futen tifoza e Feynoord.

Ndërkaq, policë të shumë janë pozicionuar në pikat kryesore.

Policë të shumtë janë të pranishëm në bulevard, ndërsa aktualisht situata është e qetë.

Forcat e sigurisë kanë kontrolluar rreptësisht të gjithë ata që kanë bileta dhe duan të shikojnë nga afër ndeshjen.

Një tifoz i Feyenoordit është prangosur nga forcat e sigurisë. Kjo pasi përveç sendeve të ndryshme të hedhura poshtë,tentoi të thyente kordonet policore për të hyrë në stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë