Gazeta Si – Atmosfera është ndezur në Tiranë nga tifozët e Kombëtares. Disa orë para fillimit të ndeshjes me Ishujt Faroe, që është më tepër një festë, ata kanë elektrizuar kryeqytetin.




Tifozët kuqezi kanë mbushur lokalet në zonën pranë stadiumit dhe kanë nisur të këndojnë në kor këngë patriotike. Më pas janë mbushur rrugët që të çojnë në ‘Air Albania’.
Stadiumi filloi të mbushej nga tifozët më shumë se dy orë para nisjes së ndeshjes (ora 20:45). Sigurisht, atmosfera do të kulmojë gjatë ndeshjes dhe në fund të saj, kur bashkë me lojtarët do të festohet kualifikimi për në Euro 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.