Futboll

Tifozët ashpërsojnë luftën me Halilin: Largohu sa nuk është vonë

Vijon të mbetet e ashpër beteja mes tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics” dhe presidentit të klubit, Refik Halili. Pas bojkotit, banderolave në stadiume, përplasjes më lojtarët dhe stafin, ultrasit bardheblu këtë herë ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të sulmuar presidentin Refik Halili. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics” kanë publikuar disa të dhëna dhe fakte që tregojnë atë që ka ndodhur në klubin bardheblu këto tre vitet e fundit.

Në videon e tyre tifozët thonë se Halili dhe të gjithë njerëzit që ka rrotull në klubin e Tiranës kanë dështuar që të ndërtojnë një klub të denjë për emrin e Tiranës. Por në këtë video të publikuar në facebook, “Tirona Fanatics” nuk ngurojnë ta kërcënojnë Halilin, duke e cilësuar atë si të keqen më madhe dhe se do të jetë njeriu më i urryer nga ata gjithmonë.

Postimi në Facebook i Tirona Fanatics:

https://www.facebook.com/TFanatics/videos/2020536688015312/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë