Shendet

T’i bërtasësh fëmijës është po aq e dëmshme sa abuzimi seksual apo fizik

E bërtitura nga prindërit, mësuesit, trajnerët dhe të rriturit e tjerë, mund të jetë po aq e dëmshme për zhvillimin e fëmijëve sa abuzimi seksual apo fizik.

Studimi i ri, i botuar në revistën Child Abuse & Neglect, shqyrtoi 166 studime të mëparshme për të dalë në një analizë të detajuar mbi këtë temë.

Keqtrajtimi i fëmijëve aktualisht klasifikohet në abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional, pjesë e të cilit është abuzimi verbal dhe neglizhenca.

Ndryshe nga format e tjera të abuzimit emocional, duke përfshirë indiferencën, studiuesit e kategorizuan abuzimin verbal si më të përhapur dhe thanë se kërkon vëmendje të veçantë.

Studimi u krye nga studiues në Universitetin Wingate në Karolinën e Veriut dhe University of London, të cilët thonë se “abuzimi verbal në fëmijëri duhet të pranohet si një nënlloj abuzimi për shkak të pasojave negative gjatë gjithë jetës”.

Studimi, i cili studioi ndikimin e të bërtiturave nga të rriturit si prindërit, mësuesit dhe trajnerët, citoi disa dokumente që sugjeronin se efektet e qëndrueshme të abuzimit verbal në fëmijëri mund të manifestohen si shqetësim mendor, si depresioni dhe zemërimi, simptoma të jashtme, të tilla si kryerja e krimeve, përdorimi i substancave dhe problemet e shëndetit fizik, të tilla si zhvillimi i obezitetit ose sëmundjeve të mushkërive.

Jessica Bondy, një nga studiueset, theksoi rëndësinë e ndikimit të vërtetë të abuzimit verbal në fëmijëri.

"Të gjithë të rriturit ndonjëherë mbingarkohen dhe thonë gjëra pa dashje. Ne duhet të punojmë kolektivisht për të gjetur mënyra për t'i dhënë fund abuzimit verbal të fëmijëve nga të rriturit, në mënyrë që fëmijët të rriten të shëndetshëm”, tha ajo.

Ky studim i fundit zbuloi se një "ndryshim potencialisht i rëndësishëm në abuzimin në fëmijëri mund të ndodhë", pasi prevalenca e abuzimit emocional në fëmijëri është rritur ndërsa abuzimi fizik dhe seksual ka rënë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 2014 dhe katër dokumenteve të tjera të cituara në studim i ri.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë