Kombetarja

Thyen rregulloren, paralajmërohen përjashtime nga Kombëtarja

Katër futbollistë të kombëtares pritet të përjashtohen për sfidat e radhës, për shkaqe disiplinore, pas humbjes 0-1 ndaj Lituanisë, në përballjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku rezultati mund të ishte më i thellë se 0-1. Një zhgënjim total, një lojë pa orientim, konfuzion thuajse për 90 minuta, asgjë për t’u mbajtur mend. Kuqezinjtë në atë ndeshje u shfaqën mjaft nervozë me gabime amatoreske, çka bëri që kapiteni Hysaj të lërë fushën 3 minuta para fundit për shkak të kartonit të dytë verdhë. Një ndeshje shumë e dobët, që na ktheu disa hapa pas.

Bëhet fjalë për futbollistët Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Elseid Hysaj. Ata pritet të mos jenë pjesë e kombëtares për miqësoren e 7 tetorit kundër Armenisë dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor), teksa trajneri italian Edoardo Reja pritet të publikojë edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për këto sfida.

Arsyet e këtij vendimi kanë të bëjnë me paraqitjen në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, por sidomos me faktin se këta lojtarë ishin të pranishëm te fejesa e Odise Roshit, gjatë grumbullimit me kombëtaren, duke thyer rregulloren e brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë