Lajme

Thirrja e Tritan Kalos: Kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetë

Në një postim  në rrjetin social “Facebook” Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka  bërë publik thirrjen e  mjekut Tritan Kalo nga Spitali Infektiv, ndaj qytetarëve.

 “Ju lutemi na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja. Ju lutemi bëni edhe ju maksimumin tuaj, nëpërmjet këputjes së zinxhirit të përhapjes së sëmundjes, nëpërmjet zbatimit të rregullave të atij që quhet distancim social, pra kufizimin e lëvizjes dhe vetizolim nëse keni kontakte me persona të sëmurë dhe të respektoni në maksimum rregullat e higjienës vetjake, sepse vetëm kështu do të jemi në gjendje t’ja dalim mbanë me një armik të padukshëm. Ju lutem na respektoni! Ne do të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja,”thotë mjeku.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/500712193939999/?t=25

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë