Kombetarja

Thirrja e Sokol Cikalleshit: Tani është koha, kur burrat dalin në shesh!

Gazeta Si – Sokol Cikalleshi nuk fshihet dhe as nuk bën diplomatin. Në konferencën për shtyp, ku ai doli bashkë me Nedim Bajramin, ka vënë theksin te rëndësia e ndeshjeve me Çekinë dhe Poloninë. Sulmuesi kavajas ka pohuar se është momenti që burrat të dalin në shesh dhe të tregojnë vlerat.

Cikalleshi ka kërkuan angazhim maksimal nga të gjithë për të bërë të mundur realizimin e ëndrrës së kualifikimit për herë të dytë në Europian.

“Mendoj se është një nga grumbullimet më të rëndësishme, janë dy ndeshje që duhet të jemi të fokusuar dhe me angazhim maksimal. E kam përjetuar Europianin dhe për herë të dytë do të ishte bukur. Unë dhe lojtarët e tjerë që kemi luajtur në Europian do mondohemi të bëjmë diçka më shumë dhe jashtë fushe që të japim mesazhin e duhur te grupi, që angazhimi të jetë maksimal.

Sulmi? Jemi në fillim të sezonit dhe të gjitë ne sulmuesit e kemi nisur mirë, me gola. Duhet të funksionojnë të gjithë reparrtet për të pasur sukses. Në këto dy ndeshje do të japim më të mirën për fitore. Duke dhënë 100%-shin tonë, do të arrijmë të marrim rezultate pozitive.

Ndihem mirë në Turqi, është viti i 8-të. E kuptoj shumë mirë kampionatin turk, po punoj fort dhe benefitet po i marr në fushë. E vështirë të kesh vazhdimësi. Me seriozitetin e përditshmërisë, vetëm kështu mund të bëj diferencën. Nuk mund të kënaqem me një fillim të mbarë.

Janë ndeshje vendimtare, e mira është të shënojmë sa më shumë e të marrim pikët. Por nuk është e lehtë, janë kundërshtarë me eksperiencë. Kemi bërë detyrat e shtëpisë në ndeshjet e fundit, tani është java kur dalin burrat në shesh. Kemi nevoijë për mbështetje nga tifozët, sepse si një trup i vetëm ia adalim të realizojmë ëndrrën që kemi.

Jemi gati, sulmuesit kanë shënuar, të gjithë lojtarët kanë minuta, jemi në një moment të mirë. Për mua, nëse angazhimi është maksimal, do të bëjmë diçka të mirë. Nuk duhet të mungojë shpirti i garës. U kam shënuar të dy kundërshtarëve të radhës, Çekisë në miqësore dhe Polonisë në humbje, kështu që do isha i kënaqur të shënonim dhe një gjysmë goli dhe të merrnim 3 pikët”, - theksoi Cikalleshi mes të tjerash.

Bajrami: Çekia e fortë fizikisht, po jemi gati
Nedim Bajrami ka shënuar gola të rëndësishëm për Kombëtaren ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ai ka theksuar në konferencë shtypi se Çekia ndryshon, është shumë e fortë, por kuqezinjtë janë gati për të dhënë gjithçka në fushë.

“Me Çekinë kemi një ndeshje shumë të vështirë, është një kundërshtar fizikisht mjaft i fortë, por do ta përgatisim ndeshjen shumë mirë. Jemi të gjithë gati dhe do të japim maksimumin. Silvinjo më ka ndihmuar shumë mentalisht dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur këtu. Me rëndësi është që ndaj Çekisë të marrim tri pikë.

Jam i lumtur që Berisha ka gjetur skuadër dhe që luajti shumë mirë, por tani rëndësi ka Shqipëria. Nuk besoj se kemi presion, jemi të lumtur që vijnë tifozët në stadium, sepse na ndihmojnë. Të gjithë duhet të jemi në formë, nuk ka një lojtar apo dy që e ndryshojnë ndeshjen. Të gjithë duhet të luajmë me shpirt. E dimë që Çekia është një kundërshtar shumë i fortë”, - u shpreh futbollisti i Sasuolos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë