Futboll

Teuta nënshtron Luftëtarin, fitore në shtëpi

Teuta e Bledi Shkëmbit e tregoi në dy ndeshjet e para se do të jetë një ekip i fortë këtë sezon dhe fitorja e sotme me Luftëtarin ishte thjesht konfirmimi. “Djemtë e Detit” fituan shumë lehtë përballë Luftëtarit në shtëpi në shifrat 3-1.

Kundër një ekipi në ndërtim e sipër, Teuta e Shkëmbit nuk vuajti shumë, teksa goli i parë do të vinte që në minutën e 31 nga Nikaç. Pas tij në fundin e pjesës së parë do të shënonte edhe Vecaj për durrsakët, që i vendosën në kasafortë tre pikët që në 45 minutat e para.

Edhe Avdyli ka shenjën e tij në këtë ndeshje duke shënuar të tretin për Teutën. Ndërkohë gjirokastritët kanë arritur ta ruajnë nderin e tyre me anë të fierakut, Realdo Fili, që shënoi në minutën e 60’.

Me këtë fitore Teuta shkon në kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe Tirana dhe tani shikohen si dy ekipe që do i hapin punë Partizanit dhe Kukësit në luftën për titullin kampion. Ndërsa për Luftëtarin, treni i fundit këtë kampionat është në javën e katërt me Flamurtarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë