Futboll

Teuta kapitullon që në ndeshjen e parë me Ventspils

Ventspils duket se ia ka marrë dorën ekipeve shqiptare. Ashtu siç bëri vjet me Luftëtarin, të njëjtën gjë ka nisur të bëjë edhe me Teutën në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Europës. Ekipi letonez mposhti Teutën e Durrësit me rezultatin e thellë 3-0 në shtëpi.

Nuk pati asnjë shans për ekipin e Bledi Shkëmbit në këtë transfertë, teksa u dorëzua shumë shpejt. Goli e parë në minutën e 5-të për Ventspils bëri që Teuta të lëshonte shumë në lojën e saj. Ekipi durrsak bëri shumë pak për të reaguar dhe dy golat e tjerë nga vendasit do të vulosnin gjithçka në këtë ndeshje.

3-0 dhe tashmë mund të thuhet pa frikë që Teuta e mbyll këtu aventurën e saj europiane. Do të luhet edhe ndeshja e kthimit në “Niko Dovana” javën që vjen, por pak dilema ka se ekipi bregdetar mund të bëjë mrekullinë dhe të kalojë në raundin tjetër të Ligës së Europës.

Formacionet e të dyja ekipeve:

Ventspils: Makhanovski, Mshedlishvili, Mamah, Batista, Alsenat, Vilela, Kazaçoks, Jordao Xhunior, Tosin, Serhiçuk, Ulimbashevs.Trajner. Igors Klosovs

Teuta: Hidi, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kouro, Progni, Aleksi, Sidibe, Beqja, Kallaku, Bushiç. Trajner. Bledi Shkëmbi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë