Futboll

Teuta dhe Vllaznia i prishin punë njëra-tjetrës, ‘poker’ i Bylisit

Gazeta Si – Asnjë gol në “Niko Dovana”. U mbyll në barazim 0-0 ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë, që me këtë rezultat më shumë i kanë prishur punë njëra-tjetrës. Ndoshta pak më të kënaqur janë shkodranët, duke qenë se luanin në transfertë.

Ishte një ndeshje e nivelit poshtë mesatares, pa shumë ritëm dhe pa raste të rrezikshme shënimi në portat respektive. Durrsakët mbeten në fundin e tabelës, me 4 pikë në këto 6 javë. Edhe pas ndërrimit të trajnerit Teuta nuk e ka gjetur fitoren e parë në kampionat.

Vllaznia shkon në kuotën e 10 pikëve, por mund të përfitonte më shumë nga kjo ndeshje. Me një fitore të mundshme shkodranët do të barazonin Partizanin në krye.

Nga ndeshja Teuta-Vllaznia, 0-0. Gazeta Si, 30 shtator 2022

Sfidën mes dy skuadrave surprizë, Bylisit dhe Erzenit, e fituan ballshiotët me rezultatin e thellë, 4-1. Erzeni, që nuk kishte pësuar asnjë gol në 5 javë, pësoi plot 4 në Ballsh. Tani këto dy skuadra ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 11 pikë, 1 pikë pas Partizanit kryesues.

Java e 6-të e Superiores vazhdon të shtunën me Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti, për t’u mbyllur të dielën me derbin Tirana-Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë