Futboll

Teuta bëhet qesharake, ikën Martini dhe rikthehet Renato Arapi në stol


Ndryshimi i radhës në stolin e Teutës, skuadrës kampione në fuqi. Emrat në fakt mbeten të njëjtë: largohet Edi Martini dhe drejtimin e skuadrës e merr sërish ish-kapiteni Renato Arapi, kurse në postin e drejtorit teknik rikthehet Sulejman Starova.

E njëjta lëvizje u bë në fundin e vitit 2021, kur Martini dha dorëheqjen për shkak të rezultateve. Arapi u emërua trajner dhe e drejtoi Teutën në disa ndeshje, pasi presidenti Edmond Hasanbelliu vendosi të rikthente trajnerin shkodran, por gjërat nuk shkuan mirë në vazhdim.

Edi Martini, ish0trajner i Teutës. Gazeta Si, 24 janar 2022

Teuta ka pësuar 4 humbje radhazi. Disfata me Laçin ishte fatale për Martinin, që është larguar për herë të dytë, ndërsa Arapi për herë të dytë në këtë sezon merr në dorë “çelësat” e skuadrës durrsake, shumë larg objektivave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë