Shendet

‘Tetori Rozë’, 4331 ekzaminime dhe mamografi në 2 javët e para të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Nga Gazeta Si- Në 15 ditët e para të muajit tetor, muaji i ndërgjegjësimit të ndaj kancerit të gjirit janë kryer 4331 ekzaminime dhe mamografi.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu duke thënë se në të gjithë vendin po vijon fushata e mamografisë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Qëllimi i “Tetorit Rozë” është ndërgjegjësimi i sa më shumë grave me moshë mbi 40 vjeç që të kryejnë kontrollin periodik të gjirit dhe ekzaminimin përmes mamografisë.

Gjatë këtij muaji orari i funksionimit të ekzaminimit të mamografisë është 8 me 18:00 në të gjitha kabinetet e mamografisë dhe mamografitë e lëvizshme, si dhe të Shtunën deri në orën 14:00.

Në Shqipëri, rreth 5 mijë gra jetojnë me sëmundjen e kancerit të gjirit, që prej vitit 2015 është rritur sipas ISHP-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë