Ekonomi

Pse Gjermania mund të shkojë në recesion …në 8 grafikë

Frika po rritet për një recesion të mundshëm të Gjermanisë, ekonomisë më të madhe të Europës dhe fuqisë më të madhe të Eurozonës për një kohë të gjatë.

Të dhënat më të fundit nuk duken të mira – tetë grafikët në vazhdim tregojnë pse një recesion është i mundshën dhe pse Gjermania duhet të veprojë për të shmangur një rënie të zgjatur në kohë.

Arsyeja e parë që ekonomistët frikësohen për një recesion të mundshëm të Gjermanisë është se Prodhimi i Brendshëm Bruto ka qenë në rënie që prej mesit të 2018-ës, duke ofruar një tablo të errët për performancën ekonomike të ekonomisë më të madhe në Europë. Teknikisht, një recesion ndodh kur PBB rezulton negative në dy tremujorë radhazi. Ekonomia u tkurr në 0.1% në tremujorin e dytë të 2019-ës dhe të gjithë po mbajnë sy e vesh për të dhënat e shtatorit.

Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë

Arsyeja e dytë dhe ndoshta më e rëndësishmja që një recesion duket i mundshëm është se shifrat e fundit të Gjermanisë edhe për prodhimin industrial nuk duken shumë të mira. Rënia e përgjithshme që mund të shohim në 12 muajt e fundit ka qenë në kohëzgjatjen më të gjatë që nga 2012-13.

Prodhimi industrial 2009-19

Në fakt që prej tetorit 2018 prodhimi industria i Gjermanisë ka qenë vazhdimisht negativ, me rënie deri në 4% gjatë verës 2019, që do të thotë se Gjermania ka performuar më keq sesa Franca, Spanja, Italia dhe madje edhe Greqia deri më tani në 2019.

Prodhimi industrial 2018-19

Një vështrim më i thellë në prodhim (makina, makineritë dhe të tjerët), që përbën gati 80% të prodhimit të përgjithshëm industrial të Gjermanisë, shfaq një tablo edhe më të keqe me një rritje negative prej -6%.

Prodhimi i të mirave 2018-2019

Kjo është veçanërisht shqetësuese pasi treguesi i besimit të biznesit të Institutit Gjerman për Informim dhe Kërkim gjithashtu u shfaq në vlerën e tij më të ulët që nga nëntori 2012 (94.3 pikë), duke treguar se industria gjermane është gjithçka, por e sigurt se do ta kapërcejë këtë prirje negative në çdo kohë së shpejti.

Arsyet e rënies

Një nga arsyet kryesore pse industria e Gjermanisë po përpëlitet kaq shumë është varësia e vendit nga eksportet. Bilanci tregtar i Gjermanisë, diferenca midis eksporteve dhe importeve, ka parë një rënie të rregullt sezonalisht që nga fillimi i 2018 dhe vetëm kohët e fundit ka përjetuar atë që duket se është një lloj rimëkëmbjeje e vogël.

Bilanci tregtar

Rritja globale në vitin e kaluar ka rënë për shkak të luftës së vazhdueshme tregtare midis SHBA dhe Kinës, si dhe tarifave doganore amerikane shtesë për eksportet e BE-së si çeliku, alumini, veshjet, makinat dhe ushqimi e së bashku me ecurinë e vazhdueshme të dobët të tregjeve europiane të eksportit, e bën të vështirë për industrinë gjermane të eksportojë dhe, rrjedhimisht, të performojë më mirë.

Për më tepër, shpenzimet e konsumit vendas në Gjermani kanë parë një zhvillim mjaft të ngadaltë në gjysmën e dytë 2018-ës dhe kohët e fundit u rrit pak përsëri. Kjo mund të shpjegojë rimëkëmbjen e fundit në prodhimin industrial gjithashtu.

Shpenzimi konsumator 2014-19

Arsyeja për stanjacionin e shpenzimit konsumator gjatë gjysmës së dytë të 2018-ës dhe fillimit të 20190-ës duket sikur korrelon me uljen e kredisë konsumatore dhe një rritje të vazhdueshme të të ardhurave të disponueshme të familjeve, rreth Korrikut të vitit të kaluar, që do të thotë se gjermanët, për një periudhë të shkurtër kohe, preferuan të paguanin borxhet se sat ë shpenzonin për konsum.

Kredia e konsumatorit 2014-19

Më në fund, ia vlen të shikojmë shpenzimet qeveritare, të cilat, në një mënyrë të ngjashme me shpenzimet e konsumatorit, ishin relativisht të ulëta në gjysmën e dytë të 2018 dhe vetëm kohët e fundit u rritën pak përsëri.

Shpenzimet qeveritare 2014-19

Kërkesa e dobët globale për eksportet e Gjermanisë, si dhe kërkesa e ulët e brendshme, si nga sektori privat ashtu edhe nga publiku, do të thotë që ekonomia u tkurr me 0,1% nga prilli deri në qershor 2019. Ndërsa shpenzimet private dhe publike kanë parë njëfarë rritjeje kohët e fundit, por pyetja që mbetet si çekani mbi gozhdë është nëse është pak vonë për të shmangur recesionin.

Çfarë duhet bërë

Gjermania është një kontribuese e madhe në ecurinë ekonomike të zonës së euros dhe BE-së në tërësi. Është partneri më i madh tregtar për shumë vende të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Suedinë. Thënë këtë, një recesion i mundshëm në Gjermani ka të ngjarë të ndihet në të gjithë kontinentin, veçanërisht nga ata që janë pjesë e zinxhirëve të furnizimit gjerman.

Faktorët kryesorë që Gjermania nuk kontrollon dot- lufta tregtare e SH.B.A-ve nuk ka të ngjarë të ndryshojë kurs së shpejti. Kërkesa në të gjithë kontinentin, e cila mund të përmirësojë eksportet gjermane, gjithashtu ka të ngjarë të mbetet e dobët.

Ajo që i duhet Europës, dhe veçanërisht Gjermanisë, është një program investimesh publike për të nxitur inovacionin dhe kërkesën e brendshme. Deri më tani, ky lloj programi ka rezultuar jashtëzakonisht i vështirë. Shumica e shteteve europiane janë konservatore nga pikëpamja fiskale, duke mos shpenzuar përtej mundësive tuaja.

Por ka shenja që qasja fiskale mund të ndryshojë. Të dhënat tregojnë se Gjermania, po kërkon mënyra për të marrë një borxh të ri për të investuar në rritjen ekonomike dhe të përfitojë nga fakti që nivelet e huamarrjes janë në një nivel historik. Shpresojmë se ky investim nuk do të vonojë shumë për të shmangur një recesion të zgjatur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë