Analize

Testime në punë dhe spitale private, Italia gati për “fazën e dytë”

Hetimi i të gjitha rasteve dhe mbikëqyrja e popullatës. Këto janë dy pistat nëpërmjet të cilave Italia synon të mbajë nën kontroll përhapjen e koronavirusit gjatë javëve të ardhshme, ndërkohë që del nga karantina. Autoritetet e vendit fqinj kanë vendosur po ashtu të ndërmarrin teste masive serologjike dhe aktivizimin e njësive speciale të mjekësore për bërjen tamponëve në shtëpi, kur është e nevojshme.

"Tendenca për rritjen e të sëmurëve, kujdesi intensiv dhe ndihma e parë do të jetë kambana e alarmit" shpjegon këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë, Giulio Gallera, duke theksuar se qeveria po përgatitet për fazën e dytë.

"Njerëzit që kanë ethe do të futen në izolim dhe do të jenë barometri ynë për matjen e  qeverisë." Punëdhënësit do të jenë përgjegjës për dërgimin e punonjësve me temperature 37.5 e më lart në shtëpi dhe raportimin e tyre tek autoritetet shëndetësore.

Do të jetë e rëndësishme të sigurojmë tamponët shpejt, ndryshe nga sa ndodhi në fazën e parë”, tha ai. Gallera sqaron se ato do të kryhen "brenda 24/48 orëve dhe se në pritje të rezultatit, kontaktet e ngushta me të infektuarit e mundshëm do të vendosen në izolim, përfshirë kolegët. Po ashtu, Italia do të përdorë një aplikacion që do të lejojë mjekët të raportojnë pacientë me simptoma të dyshimta, duke lajmëruar ata që kanë rënë në kontakt me ta.

Vendi fqinj është duke planifikuar po ashtu riorganizimin e spitaleve, duke ngritur pavionë rajonalë për pacientët me Covid-19 në mënyrë që të kufizohet mundësinë e infeksionit brenda spitalit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu po punon për testimin e popullatës së gjerë për imunitet, për të zbuluar se kush ka rënë në kontakt me virusin.

“Correre della Sera” shkruan po ashtu se qeveria italiane po planifikon bërjen e testeve në laboratorë privatë për të gjithë qytetarët që duan të testohet. Tani për tani, është duke u bërë testimi i personelit shëndetësor, oficerëve të policisë, shitësve të supermarketeve dhe të gjithë atyre që kanë punuar përgjatë periudhës së izolimit.

Ekspertët kanë propozuar realizimin e testeve në të gjitha ndërmarrjet e Lombardisë, në një mostër prej 5 mijë punëtorësh për të kuptuar kush ka prodhuar antitrupa ndaj Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë