Futboll

Presidenti i Lionit: Jemi duke bërë vetëvrasje

Ligue 1 është ndalur dhe PSG është shpallur kampion i Francës. Por nuk ka mbaruar me kaq: vendimi i marrë nga liga franceze e futbollit ka shkaktuar reagimet e shoqërive më të penalizuara. Ata që janë rrëzuar nga kategoria si Tuluza apo Lioni që mbeti jashtë Evropës, gjë që e ka detyruar presidentin Aulas të sulmojë federatën: “Po e varim veten në litar – ka komentuar ai -. Anulimi kushton shumë për klubet dhe ligën”.

Numri 1 i Lionit është gati të luftojë për të ndryshuar një vendim që e cilëson një gabim të rëndë, ashtu si presidenti i federatës franceze: “Jam krejtësisht dakord me atë që thotë Noël. Kërkon, ndryshe nga Liga, të arrijë në fund të kampionatit dhe unë jam dakord 100%. Ishte fillimisht një gabim politik. Përse ky nxitim për të thënë se nuk mund të luhet para gushtit? Nuk e dimë nëse vendet e tjera do të kenë të njëjtin gjykim. Franca me sportin është si Franca me biznesin, është në kompeticion”.

Propozimi i Aulas është ai për të mbyllur sezonin me playoff e playout, por presidenti i Lionit duhet të mbrohet edhe nga akuzat e atyre që janë të bindur se nuk do shprehej kështu nëse Lyn do të ishte në Evropë: “Do kisha menduar njësoj. Nëse do ishim të dytët, do të mundoheshim të gjenim një zgjidhje përmes playoff për tu bërë kampion”.

Në përfundim Aulas nuk tërhiqet nga mendimi i tij: “Kërkoj që këto vendime të diskutohen në asamblenë e përgjithshme ose në atë të 23 majit. Për momentin, kërkoj të përdor arsyen e të konsultohem me UEFA-n. Nëse kampionati ndalon, si do të luajnë PSG dhe OL në fund të korrikut, në finalen e Kupës dhe pastaj në Champions League?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë