Gazeta Si – Ka shkuar në shtatë numri i personave të arrestuar si përdorues droge gjatë drejtimit të automjetit në dy javë.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë tre të rinj, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia thotë se shtetasit: E.A., 23 vjeç dhe J.M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”; V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kryerjes së testit të drogës, me aparatin “AquilaScan”, këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V.D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Që nga nisja e përdorimit të aparatit “AquilaScan”, para dy javësh, janë vënë në pranga 7 shoferë që janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




