Ka ndodhur

Në timon nën efektin e drogës, arrestohet 34-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si - Një shofer i cili rezultoi se ishte duke qarkulluar me automjet nën efektin e lëndëve narkotike, është arrestuar në Lezhë.

Njoftohet se 34-vjeçari A.V., është kapur duke pozicionuar automjetin në mënyrë të parregullt në rrugë. Gjatë kontrollit doli se ai nuk kishte asnjë dokumentacion për mjetin.

Në këto kushte, A.V. është shoqëruar, së bashku me automjetin e tij, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas testit me aparatin “AquilaScan”, 34-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, shoferit iu  pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit, si dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë