Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, shoferi ishte i dehur dhe nën efektin e drogës

Gazeta Si - Një 45-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi aksidentoi me makinë për vdekje një 73-vjeçar me iniciale Z.K., në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet.

Pas aksidentit, E.N., u largua nga vendngjarja, por u arrestua pas hetimeve të policisë, që mundën ta identifikonin dhe ta lokalizonin.

Ai u shoqërua në Komisariatin Nr3. dhe iu nënshtrua testit të alkoolit dhe drogës. Rezultoi se Ndoj drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe të lëndëve narkotike.

45-vjeçari u arrestua, pasi ndaj tij Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest në burg, për akuzat drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu, 45-vjeçarit iu pezullua patenta për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos gjobë 350 mijë Lekë të vjetra.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë