Shendet

Testet e antitrupave për Covid-19. Tregojnë nëse kemi imunitet?

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala thotë se testet e gjakut të cilat mund të tregojnë nëse je apo jo me koronavirus, mund të funksionojnë për të gjetur edhe antitrupa.
“Testet serologjike, siç janë testet e shpejta të gjakut, të cilat identifikojnë edhe antitrupa,”shpjegon Fausto Baldanti, ekspert nga poliklinika San Matteo i Pavia.
Sipas ekspertit ato kanë një vlerë të rëndësishme në përcaktimin e qarkullimit të virusit në territor, por është e nevojshme të kuptohet nga mjekët si t’i përdorin ato. Testet janë të dy llojeve sipas ekspertit. Ato molekulare, të kryera në tampon, identifikojnë praninë e virusit në sekrecione dhe fillojnë të jenë pozitive në një fazë afër simptomave, pak më herët dhe mbeten pozitive gjatë gjithë fazës simptomatike. Nëse pacienti është shtruar në spital do të jetë pozitiv edhe në indet më të thella, siç janë ato të mushkërive. Pastaj gjatë shërimit mund të largohen. Ndërsa, testet serologjike matin një gjë tjetër. Ato identifikojnë antitrupat dhe kjo gjë vjen nga një faktor biologjik.
“Për shembull infektohem sot, kam simptoma në 3-4 ditë por filloj të prodhoj antitrupa në 7-10 ditë. Virusi ka pushtuar të gjithë botën dhe ne duhet të bëjmë diçka. Ne duhet të identifikojmë personat që nuk kanë shumë simptoma,” tregon eksperti.

Kështu që strategjia mund të synonte gjetjen e atyre që tashmë janë imunë, pavarësisht se nuk kanë pasur simptomat e sëmundjes. Ish-drejtori i poliklinikës së Milanos, Ferruccio Bonino, sqaroi se së bashku me drejtoreshën e Njësisë së Hematologjisë, në qendrën referuese e Rajonit të Toscanas për sëmundje kronike dhe kancer të mëlçisë, Maurizia Brunetto, kanë realizuar një studim. Duket se në rastin e COVID-19, 60-75% e pacientëve janë pozitivë për 9 ditë pas infeksionit. Pas ditës së nëntë, vetëm 40-50% e pacientëve mbeten pozitive.
"Të dhënat shkencore të publikuara dhe konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga kolegët kinezë, të cilët kanë eksperimentuar dhe studiuar infeksionin fillimisht, konfirmojnë gjithashtu vlefshmërinë e testeve molekulare për infeksionin, për të vlerësuar pozitivitetin e antitrupave, siç ndodh për Viruset HIV dhe HCV që qarkullojnë në gjak,” shpjeguan dy ekspertët.
Sipas Bonino, procedura e provës është e ngarkuar dhe rreziku i gabimeve është 20% ekzistent. Shkencëtari shprehet se testi i antitrupave është shumë më pak i kushtueshëm dhe mund të kryhet edhe në laboratorët periferikë, për shkak të thjeshtësisë së procedurës dhe pajisjeve të kërkuara.
“Duhet bërë për të zbuluar nëse një antitrup pozitiv ka një infeksion aktiv ose është i imunizuar pasi të ketë një infeksion asimptomatik . Kjo qasje e dyanshme duhet të përdoret të paktën për kontrollimin dhe monitorimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Në veçanti, në Milano dhe në Lombardi, spitalet duhet të fillojnë një eksperiment të brendshëm dhe të testojnë të gjithë stafin dhe të kontrollojnë ata të popullatës së përgjithshme që vijnë për të bërë mostra ose dhurues në Qendrat e Transfuzionit,” shprehet Bonino.

Një linjë e tillë është miratuar tashmë nga qeveria britanike, e cila ka urdhëruar 3.5 milion teste për të kontrolluar antitrupat. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock premtoi se testet do të përdoren në fillim tek doktorët dhe infermierët e vijës së parë për të kuptuar nëse mund të kthehen në punë. Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit, COVID-19 mund të ketë infektuar tashmë deri në gjysmën e popullsisë britanike, e cila prandaj mund të kishte fituar imunitet të popullatës.
Në Shtetet e Bashkuara, studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë “Icahn” në "Mount Sinai" në Nju Jork, kanë prodhuar një raport të detajuar për zhvillimin e një testi të antitrupave, i cili, sipas një artikulli të botuar në revistën “Science”, do të lejonte të mblidhnin të dhëna në një shkallë të gjerë.
“Përgjigja e pyetjeve në lidhje me raste të vogla ose të pazbuluara të Covid-19 mund të ishte thelbësore për menaxhimin e përhapjes së virusit. Nuk është e thjeshtë të përgjigjem pyetjeve në lidhje me numrin e të infektuarve dhe mbi të gjitha në lidhje me ekzistencën apo mundësisë së kontaktit të virusit përsëri. Ne kemi shfrytëzuar veprimin e proteinës "spike", e cila mbulon nga jashtë koronavirusin duke e ndryshuar atë, për ta bërë më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm për eksperimente laboratorike,”thotë Sinai.
Sipas shkencëtarëve, kur antitrupat njohin proteinën, ato prodhojnë një përgjigje imune që synon zhdukjen e virusit. Kjo metodologji gjithashtu do të bëjë të mundur identifikimin e pacientëve të rikuperuar, nga të cilët një serum antitrupash i aftë mund t'i ndihmonte ata. Testet afatgjata gjithashtu mund të na ndihmojnë të kuptojmë kohëzgjatjen e mbrojtjes imune. Ekspertët e mjekësisë ende nuk kanë një përgjigje të qartë për pyetjen nëse është e mundur të infektohesh përsëri, nëse e ke kaluar një herë koronavirusin.
"Ekzistojnë dëshmi anekdotale të rindërtimeve të viruseve, por në realitet shkenca ende nuk ka përgjigje. Është thelbësore të kryhen hulumtime për të marrë informacion më të saktë mbi reagimin imunitar të pacientëve," thotë Ira Longini nga universiteti i Florida./Corriere Della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë