Politike

Testet, debati i ndezur Rama-Basha dhe këshilla e Tony Blair

Rritja e numrit të testimeve është kthyer në kërkesën e ditës së Partisë Demokratike. Të njëjtën gjë, Lulzim Basha e kërkoi edhe sot, ndërsa e shpejtë ishte edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama dhe vetë Komitetit Teknik.

“Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!”, komentoi Rama në Twitter.

Edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerëson se, “në kushtet e krijuara prej masave shtrënguese, puna hetimore në terren dhe rezultatet e saj, kanë qenë optimale deri në këto momente”.

Por, për Partinë Demokratike kjo situatë nuk bind. Ajo reagon sërish duke iu përgjigjur Ramës me fjalët e këshilltarit të tij, Tony Blair, i cili më herët kishte postuar një video mbi rëndësinë e testeve .

“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: ‘Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t'i japim fund bllokimit dhe t'i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë