Makina

Tesla Model S Plaid është makina më e shpejtë në botë

Tesla Model S Plaid tani është automjeti më i shpejtë i prodhuar në botë. Makina vendosi rekord në garën ndërkombëtare të Maryland.

Modeli S Plaid i Tesla-s është makina e parë e prodhuar që përfundon një çerek milje në më pak se nëntë sekonda.

Automjeti, i drejtuar nga shoferja e makinave të garave Christine Dodworth, arriti shpejtësinë 125.10 kilometra në orë, duke përfunduar garën për 8.944 sekonda.

Modeli S ishte një stok, që do të thotë se vinte direkt nga fabrika pa asnjë modifikim dhe vetëm sedilja e pasagjerit ishte hequr për të ulur peshën.

Rekordi gjithashtu e vendos Tesla-n si automjetin e dytë më të shpejtë tërësisht elektrik në botë, pas Rimac Nevera 2021 me vlerë 2 milionë dollarë, i cili përdor katër motorë elektrikë.

Elon Musk ka thënë se Model S Plaid është i aftë të përfundojë çerek milje në vetëm 9.23 sekonda, por rekordi i Dodëorth tregon se mund të ecë në më pak kohë.

Musk, së bashku me projektuesin kryesor të Tesla, Franz von Holzhausen, prezantuan makinën afërsisht 130,000 dollarë më herët në qershor, duke e thënë me krenari se ajo shkon nga zero në 60 kilometra në orë në më pak se dy sekonda.

Sipas faqes së internetit të kompanisë, modeli S Plaid me tre motorë ka një shpejtësi maksimale prej 200 mph dhe 1020 kuaj fuqi.

Me një konfigurim të dyfishtë motorësh, ai mund të bëjë 412 milje me një karikim të vetëm dhe Musk tha se është në gjendje të udhëtojë 187 milje me vetëm një karikim 15-minutësh.

Plaid është një referencë për dashurinë e Musk për filmin 'Spaceballs'.

Musk njoftoi një tjetër rekord shpejtësie të bërë nga një Model S Plaid në shtator.

Makina përfundoi një xhiro të plotë në pistën 13 milje të gjatë të Nürburgring Nordschleife të Gjermanisë në shtatë minuta e 35 sekonda.

Kjo tejkalon kohën prej shtatë minutash e 42 sekondash që u regjistrua nga një Porsche Taycan Turbo në vitin 2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë