Makina

Tesla krijon makinën më të sigurtë në planet

Tesla Model 3 është vlerësuar me 5 yje nga autoriteti më i lartë për sigurinë e makinave në SHBA, si makinë e sigurtë në raste aksidenti.

“Jo vetëm që Model 3 fitoi nga pesë yje sigurinë në çdo kategori dhe nënkategori, por mundësitë për lëndim në rast aksidenti janë zero. Kjo e bën makinën më të sigurtë në planet”, thuhet në raportin e kompanisë.

Arsyeja kryesore që kjo makinë është kaq e sigurt – gjë që vlen për të gjitha Teslat – janë bateritë në pjesën e poshtme, të cilat nuk lejojnë rrotullimin në rast të përplasjeje, si dhe cilësia e gabinës së makinës në pjesën e përparme.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi Tesla konsideron se autoriteti amerikan për sigurinë e makinave, do t’i japë të njëjtat nota edhe Model X dhe Model S, të cilat po ashtu kanë nivel të lartë sigurie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë