Makina

Tesla është gati të marrë porosi për kamionët… që nuk janë prodhuar akoma

Pesë vjet pas lajmërimit, Tesla ka hapur rezervimet për kamionin e saj gjysmë elektrik, i planifikuar të dalë në prodhim në vitin 2023. Në faqen e internetit të kompanisë, mund të bëni një rezervim duke paguar 5,000 dollarë përpara, pastaj 15,000 dollarë brenda 10 ditëve.

Kompania thotë se kamioni do të fuqizohet nga katër motorë të pavarur në boshtet e pasme, do të shkojë 0-60 km/h në 20 sekonda dhe do të ketë një rreze baterie prej 300 ose 500 kilometrash. Çmimet fillojnë nga 150,000 dollarë dhe ka pasur një numër porosish nga biznese si Walmart dhe FedEx.

Por që nga ai zbulim i vitit 2017, Tesla ka ndryshuar shpesh datë dhe momentalisht nuk dihet saktë se kur mund të dalin në shitje.

Kjo tregon edhe aftësinë e Teslës për të gjeneruar flukse parash nga klientët duke i inkurajuar ata të hedhin depozita për produkte që nuk ekzistojnë ende (një trend që është kopjuar që atëherë nga prodhues të tjerë të automjeteve elektrike).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë