Ka ndodhur

Terrori në Athinë/ Dy nga shqiptarët e vrarë, me precedentë për drogë. Si ndodhi ngjarja

Nga Gazeta Si - Adil Tefa nga Korça cilësohet nga mediat greke si ‘koka’ e bandës kriminale në Athinë, i cili mbeti i vdekur bashkë me dy të tjerë pas një përplasjeje me armë me një bandë rivale.

Mësohet se Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë.

Më pas babai i personit me motoçikletë që ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.

Dy shtetasit e tjerë shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë greke, përplasja ndodhi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete i cili mbeti i plagosur rëndë, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Në vendngjarje u gjend babai i drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend.

Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohet me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë doli nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.

Policia nisi të kërkojë menjëherë “Toyotën” dhe e gjeti atë jashtë një bari në lagjen “Ajos Anargjiros”.

Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Nga përplasja e armatosur mbeti i vrarë i riu shqiptare.

Mediat e Athinës shkruajnë se të tri viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por policia nuk ka dhënë detaje zyrtare.

Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve, në momentin që po përgatiste të sulmonte një lokal në lagjen “Ajo Anargjirus”.

Në pranga është edhe një grua. Kjo e fundit ndodhej në “Mercedesin” e njërit prej autorëve ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë. Po ashtu janë tre të plagosur në spital, dy policë dhe një shtetas shqiptar që në tentativë për t’u larguar, u përplas nga një makinë. Mediat fqinje thonë se bëhet fjalë për një përplasje të armatosur mes dy familjeve shqiptare lidhur me prishje të pazareve të drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë