Ngjarje

Tërmeti, zgjerohet harta e dëmtimeve në Shkodër e Lushnje

Harta e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorti zgjerohet edhe në zona të tjera të vendit, duke përfshirë Shkodrën dhe Lushnjen. Ndonëse të dhënat vijnë pothuajse nga e gjithë Shqipërinë, raportime për dëme ka në Lushnjë, në fshatin Darëzezë në Fier, në bashkinë Mallakastër, apo dhe në Shkodër. Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjeçare “Gjok Doçi”. Dëmtimet kanë qenë të mëparshme, por nga tërmeti ato kanë avancuar më shumë.

Rovena Voda në konferencën për shtyp. Gazeta Si, 6 dhjetor 2019

Deri më tani janë prishur 30 objekte në Tiranë e Durrës. Sipas Rovena Vodës, drejtuese e shtabit të instaluar në Durrës që po merret me menaxhimin e situatës pas tërmetit, ndërtime janë prishur: Në Bashkinë Durrës 19 objekte; në Thumanë 10 objekte. Ndërkohë, po në Bashkinë Durrës ka filluar prishja e një objekti 4-katësh në Lagjen Kënetë si edhe po vijon prishja e një objekti 4-katësh në zonën e plazhit, tek “Ura e Dajlanit. Në fshatin Bubq, Bashkia Krujë ka mbaruar aktualisht procesi i prishjes për një objekt 2-katësh, shkollës 9-vjeçare si edhe ka filluar prishje e një tjetër objekti 3-katësh.

Shifrat e dhëna nga Qendra e Operacionale e Menaxhimit të Fakteqësive

Qarku Shkodër
Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 78 banesa,
Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 27 banesa
Të pabanueshme (të cilat do prishen) 11 banesa.

Qarku Dibër
Të dëmtuara lehtë (të banueshme) 179,
Të dëmtuara rëndë (që mund të banohen, por të mundshme për rikonstruksion) 28,
Të pabanueshme (të cilat do prishen) 37.
Gjithsej 244 banesa dhe nga këto 10 janë apartamente.

Bashkia Lushnje
6 pallate të dëmtuar, ku 2 prej tyre kanë dëmtime serioze. Në këto 2 pallate nuk janë futur banorët.
Bashkia Fier
Në fshatin Darëzezë të njësisë administrative Dermenas është mbyllur 1 shkollë 9-vjecare për shkak të dëmtimit të saj. Shkolla është bllokuar dhe nxënësit janë transferuar në një shkollë tjetër.
Bashkisë Mallakastër
Në njësinë administrative Fratar është mbyllur nga specialistë të bashkisë shkolla 9-vjeçare “Gjok Doçi”.


Bashkia Vlorë
Ka 37 ankesa për dëme, prej të cilave janë evidentuar 22 dhe janë në proces 15. 9 raste problematike pallatesh krisje muresh dhe bashkim pallatesh, 16 plasaritje muresh, dhe 2 shkolla dëmtim pjesërisht, por pa problem për mësimdhënien.

Bashkia Selenicë
Ka 15 ankesa, evidentuar 9 raste, dëmtim i plotë 3 raste, dëmtim i pjesshëm 4 raste.

Më Shumë