Futboll

Tërmeti në Turqi, gjendet i gjallë nën rrënoja ish-lojtari i Çelsit

Gazeta Si – Sipas shtypit britanik, Kristian Atsu, ish-lojtari i Çelsit i deklaruar i humbur, është gjetur i gjallë nën rrënoja. Ai ka vështirësi në frymëmarrje dhe plagë në këmbën e djathtë. Nën rrënoja edhe dejtori sportiv dhe përkthyesi i Hatajspor. Zëra të pakonfirmuar për zhdukjen e portierit Turkaslan.

Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë përfshiu edhe shumë sportistë. Mes tyre edhe 31-vjeçarin Kristian Atsu, ish-lojtari i Çelsit. Ganezi përfundoi nën rrënoja, por për fat të mirë ai është gjetur i gjallë, sipas shtypit britanik.

Kristian Atsu kur luante me Çelsin. Gazeta Si, 6 shkurt 2023

"Është mirë, ka vështirësi në frymëmarrje dhe plagë në këmbën e djathtë. Është shtruar në spital". Këto janë lajmet e para për futbollistin afrikan.

Atsu ishte premtim i madh rreth 10 vjet më parë te Porto, nga ku e bleu Çelsi, që e huazoi më pas te Viteshe, Evertoni, Burnemuthi, Malaga dhe Njkasëlli. Vitin e kaluar u transferua në Turqi, pas një sezoni në Arabinë Saudite. Me 65 ndeshje dhe 9 gola me Ganën, Atsu luan për Hatajspor në Turqi, klubi i një qyteti në kufi me Sirinë.

Kjo është një nga zonat më të goditura nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Të dielën Atsu kishte shënuar golin e fitores ndaj Kasimpasha. Mes të zhdukurve janë edhe drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, përkthyesi Emre Aslan dhe portieri Ejup Turkaslan. Për këtë të fundit dyshohet për më të keqen. Janë nxjerrë gjallë ndërkohë Burak Oksuk, Kerem Alici dhe Onur Ergun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë