Sociale

Tenton të vrasë me sëpatë një person, arrestohet 64-vjeçari në Golem

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 64-vjeçar nga Golemi, pasi ka tentuar të godasë me sëpatë një shtetas tjetër.
Policia bën me dije se është vënë në pranga D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
Siç njofton policia,64-vjeçari ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës sëpatë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë