Ka ndodhur

Tensione në Ballsh, naftëtarët sërish në protestë për pagat e prapambetura

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë këtë të hënë, ku kërkojnë pagat e prapambetura të fituara me vendim gjykate, ndërsa nuk duan që uzina të demontohet.

Ata kanë denoncuar futjen e mjeteve të tonazhit të rëndë që janë futur brenda uzinës së vetme të rafinerisë së naftës në vend.

Naftëtarët kanë tentuar që futen me forcë në ambientet e uzinës, duke u përplasur me forcat e policisë, por u tërhoqën pasi u njoftuan, se do të mbërrijë për të diskutuar mbi kërkesat e tyre një përfaqësues i rafinerisë.

Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, ata kërkojnë rifillimin e punës në rafineri si dhe likuidimin e pagave të prapambetura.

Dautaj tha se nëse kompania ‘Armo’ bëhet inekzitente, ato nuk do të dinë se ku të marrin pagat e tyre, të cilat i kanë fituar me vendim gjykate.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë