Ka ndodhur

Protestuan para godinës së rafinerisë, 9 naftëtarë të Ballshit nën hetim

Nëntë naftëtarë të rafinerisë së në Ballsh do të hetohen në gjendje të lirë, pasi dy ditë më parë janë konfrontuar me rojet e uzinës ku kërkonin pagat e prapambetura.

Policia e Mallakastrës thotë se G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç janë proceduar penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Më 30 nëntor, disa naftëtarë të Ballshit që dolën në protestë u shoqëruan nga uniformat blu në komisariat, ku u morën në pyetje për tubimet e zhvilluara përgjatë ditëve të fundit.

Naftëtarët prishën derën e rafinerisë në momentin kur tentuan të kalonin përmes saj, duke kundërshtuar shërbimet e ruajtjes së këtij subjekti.

Sipas naftëtarëve, një kompani private ka nisur punë në uzinë. Ata kishin paralajmëruar se do hynin brenda, por dy furgonë policie u futën në rafineri për t’i ndaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë