Futboll

Tension në Mynih, arrestohen tifozë anglezë për përshëndetje naziste

Gazeta Si - Përleshje, tension dhe incidente në Gjermani para ndeshjes me Anglinë. Një ultras anglez ka kaluar çdo kufi, duke lëshuar një raketë të vogël nga dhoma e hotelit.

Situatë e tensionuar në Mynih, para ndeshjes Gjermani-Angli në Ligën e Kombeve. Sipas shtypit anglez, tetë ultras të ‘Tre Luanëve’ janë arrestuar nga policia lokale.

Tre prej këtyre ultrasve kanë bërë përshëndetjen naziste. Një tjetër ultras anglez duhet të japë llogari për të paktën 2000 euro dëme, pasi ka lëshuar një lloj rakete të vogël në hotel.

Tifozet angleze ne Gjermani. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Katër ultrasit e tjerë britanikë janë arrestuar për zënka, rezistencë, fyerje dhe skena të pahijshme në publik. Qyteti bavarez ka përjetuar momente frike.

Kanë qenë orë të mbushura me tension. Disa bare janë mbyllur para kohe, kurse disa pabe nuk kanë preferuar të hapen fare sot, ditën e ndeshjes, pasi kanë lexuar dhe dëgjuar lajmet për incidentet.

Policia bavareze nuk e përjashton mundësinë e përleshjeve të tjera gjatë mbrëmjes. Tifozë të ndryshëm anglezë rezultojnë të kenë bileta që u takojnë sektorëve të tifozëve gjermanë në stadium.

Sfida do të ketë një monitorim special nga UEFA. Duhet kujtuar se Anglia duhet të shlyejë një skualifikim për dy ndeshje, një nga të cilat e pezulluar. Një dënim i dhënë pas dhunës në finale e Euro 2020 korrikuan e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë