Drejtësia

Tenderi i ushqimeve gjatë pandemisë, SPAK merr të pandehur 4 zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes

SPAK ka mbyllur hetimet dhe pritet të dërgojë për gjykim si të pandehur 4 anëtarët zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtje pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderat e ushqimeve të dhënë në kohën e COVID dhe shpërdorim detyre.

Të pandehur janë marrë 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes Ylli Imeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj, të cilët akuzohen për veprën penale "Shkeljes se barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike", në bashkëpunim dhe Sokol Zaimi, me detyrë drejtor i komanduar, i Drejtorisë së Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të "Shpërdorimi i detyrës".

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u kallëzuan në SPAK nga Partia Demokratike, për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë si pasojë e COVID-19, të marrë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Olta Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë