Moti

Temperaturat sot do të shkojnë deri 40 gradë

Dita e sotme në vendin tonë ka nisur me mot të kthjellët. Gjatë orëve të ardhshme moti mbetet i qëndrueshëm ndërsa temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme në mesditë.
Sot parashikohen 15-34 gradë në veri 17-38 gradë në Zonën Qendrore dhe 19-34 gradë celsius në bregdet. Meterologia e Gazetës "Si" tregon se dita e fundit e gushtit por edhe e verës meterorologjike do të mbyllet me temperatura shumë të larta, pasi vala e të nxehtit afrikan do të avancojë më tej. Parashikohen të regjistrohen temperatura deri në 40 gradë celsius në zonën qendrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë