Moti

Temperaturat shkojnë deri në 24 gradë, pasdite nis shiu

Nga Gazeta Si- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore.

Pas orëve të mesditës do të ketë reshje shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë zonat veriperëndimore si edhe disa zona në Qendër të territorit ku në zonat veriperëndimore do të jenë në formë rrebeshi.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin reshje në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 24°C.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë