Ngjarje

Mot i keq me erë të fortë, pezullohen lundrimet e trageteve në Vlorë dhe Durrës

Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, i planifikuar të nisej këtë mëngjes, u anulua. Autoriteti Portual njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

Për shkak të situatës detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e së shtunës. Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit, dy tragetet e linjës do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës.

I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit. Mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.

Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë