Moti

Temperaturat shkojnë deri në 23 gradë

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente kryesisht gjatë orëve të paradites, por pas mesditës pritet dobësim i dukshëm i intensitetit të shirave të cilat do të zhvendosen drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë