Moti

Temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, por  mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mesditës, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë