Moti

Temperaturat maksimale deri në 19 gradë Celsius

Pritet rritje e mëtejshme e vlerave Barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend dhe më të theksuara në skajin verior.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mesdita ruan të njëjtat vlera konstante duke u luhatur nga 0°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë