Shqipëria përgjatë kësaj jave do të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat priten të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.
Termometri gjatë këtyre dy ditëve do të jetë 36 gradë. Që nga dita e mërkurë parashikohen që valët e të nxehtit afrikan të mbërrijnë edhe në territorin shqiptar dhe në pjesën më të madhe të Mesdheut. Vala e të nxehtit do kenë epiqendër Jugun e Italisë, por megjithatë temperatura shumë të larta do të përjetojë edhe Shqipëria. Ditët më të nxehta të javës do të jenë e premtja dhe e shtuna, ku termometri do të ngjitet në 42 gradë. Parashikohen që temperaturat më ekstreme do të jenë në qarqet Elbasan, Gjirokastër, Berat, por edhe kryeqyteti do jetë afër vlerës mbi 40 gradë Celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




