Ngjarje

Temperaturat e shtatorit thyejnë rekord, shkencëtarët të tronditur: Situata është kritike

Temperaturat e shtatorit në botë ishin më të ngrohtat e regjistruara për këtë muaj, duke thyer nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, sipas shërbimit klimatik të BE-së.

Muaji i kaluar ishte 0,93C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit midis viteve 1991-2020 dhe 0,5C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazeve serë, përveç El Nino, po nxisin nxehtësinë.

Disa shkencëtarë thanë se ishin të tronditur nga ky lajm.

Niveli i lartë i shtatorit vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore, pasi temperaturat në rritje nuk tregojnë shenja të rënies.

Të dhënat tregojnë se muaji pati diferencën më të madhe nga mesatarja afatgjatë në të dhënat që datojnë që nga viti 1940.

“Ky muaj ishte, për mendimin tim profesional si një shkencëtar i klimës, një histori”, shkroi Zeke Hausfather, në X.

“Temperaturat e paprecedentë për kohën e vitit të vërejtura në shtator, pas një vere rekord, kanë thyer rekorde të jashtëzakonshme”, thotë Samantha Burgess, Zëvendës Drejtore e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S).

Vapa ekstreme ka vazhduar deri në tetor, duke thyer rekorde të larta mujore në shumë vende ndërkohë që ekspertët thonë se temperaturat globale mund të rriten edhe më tej mbi normalen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë