Moti

Temperaturat do të rriten, por nuk do të pushojë shiu

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat po mbajnë  rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.

E Diel data 03 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/10°C
Zona e ulët          5/14°C
Zona bregdetare  8/15°C

Kosova, e Diel data 03 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10 -12°C .

E Hënë data 04 Prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta në zonën qëndrore dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/11°C
Zona e ulët          6/16°C
Zona bregdetare  8/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë