Moti

Temperaturat deri në 30 gradë, në fundjavë mot i paqëndrueshëm

Fundjava sjell mot të paqëndrueshëm, duke bërë që të kemi vranësira të dendura përgjatë të shtunës dhe të dielës, duke bërë që e shtuna, në pjesën e dytë të saj, të sjellë zhvillim të tyre dhe do të kemi prezente edhe reshje shiu. Herë pas here, reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore dhe veriore. Zonat qendrore dhe jugore do t’i kenë reshjet në sasi më të pakta. Sa i përket temperaturave të ajrit, dita e shtunë do të sjellë rritje të tyre, duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë edhe në vlerën 29 gradë celcius. E diela do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit, maksimumet të jenë rreth vlerës 27 gradë por po ashtu vranësirat e dendura do të jenë mbizotëruese që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë