Moti

Temperaturat deri në 16°C, pasditja sjell vranësira në gjithë vendin

Nga Gazeta 'Si'- Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit do të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 1- 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë