Moti

Temperatura tipike pranvere

Prej ditësh pellgu i Mesdheut është rikthyer në dominimin e presionit të lartë që shtrihet nga brigjet veriore të Afrikës deri në Evropën verilindore duke sjellë pranverë të parakohshme në territorin e Shqipërisë.

E Premte, data 17 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore në pjesën e parë të ditës, pasdite vranësirat do të pakësohen duke ia lenë vendin kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 
Zona malore     -1/11°C
Zona e ulët         2/17°C
Zona bregdetare 8/16°C

E Shtunë, data 18 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare shtresore dhe prani të mjegullës përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Kthjellime do të ketë më tepër verilindja dhe juglindja. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes dhe rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 
Zona malore     1/13°C
Zona e ulët         3/16°C
Zona bregdetare 9/15°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë