E marta parashikohet me diell dhe me ulje temperaturash në të gjithë territorin e vendit. Të dhënat meteorologjike tregojnë se do të ketë vranësira kalimtare në zonat malore.
Ndërkaq përgjatë luginave do të ketë mjegull të dendur. Gjithashtu, parashikohen ngrica në rrugët e zonave malore e kodrinore.
Era do të fryjë, me drejtim verilindje -veriperëndim 1-12m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.
Temperaturat:
Në bregdet: 0-7 gradë celsius
Në vendet e ulëta: -3 – 6 gradë celsius
Në vendet malore: -14- (-1) gradë celsius
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.