Moti

Temperatura të paqëndrueshme, në det diell dhe në mal shi

Vendi ynë këtë fundjavë është në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti në zonën e bregdetit do të jetë me diell, ndërsa në zonat malore do të jetë me vranësira dhe rrebeshe shiu e stuhi.
Temperaturat do të jenë të larta deri në 37 gradë. Ditën e diel moti do të ketë vranësira dhe reshje shiu në zonat malore, por edhe në bregdetin e Jugut. Temperaturat nesër do të zbresin me 4, 5 gradë celsius.
Fillimi i javës deri ditën e Mërkure do të rikthehen masat ajrore nga Mesdheu, duke risjellë mot me diell dhe temperatura të larta deri në 38 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë