Moti

Temperatura të pandryshueshme dhe mjegull në Jug

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qendër me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Detin Jon, e cila do të kushtëzojë kushtet e motit në vendin tonë. Pra, sot vendi ynë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe prani të mjegullës në Jug të vendit.

Temperaturat sot parashikohen:

Zona malore 6/20 gradë celsius.

Zona qëndrore 8/23 gradë celsius.

Zonat bregdetare 12/21 gradë celsius.

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë me mot të qëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të shiut të izoluara në Jug-lindje. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë